SHBA, favoriti absolut për të fituar medaljen e artë në basketboll për meshkuj, nuk zhgënjeu, edhe pse përballë Serbisë së Jokic vuajtën jashtëzakonisht shumë, ku u desh një fitore me përmbysje për të siguruar një vend në finale, ku i pret Franca.
Ekipi i ëndrrave, i udhëhequr nga një super Stephan Curry u zgjua vetëm në fund duke rikuperuar 17 pikë. Serbia udhëhoqi thuajse të gjithë ndeshjen, ku dyshja Jokic-Bogdanovic vendosën në vështirësi kampionët në fuqi olimpik, me këtë të fundit, Bogdanovic, që realizoi 20 pikë.
[embedded content]
Për herë të parë, SHBA kaloi në avantazh dy minuta nga fundi teksa ktheu rezultatin në 87-86, ndërsa më pas Curry dhe LeBron James bënë diferencën duke mbyllur këtë takim në shifrat 95-91. Curry ishte lojtari i ndeshjes me 36 pikë të realizuar, ndërsa LeBron James e mbylli me 16 pikë, 12 ridbaund dhe 10 assite. Në finale, SHBA synon medaljen e artë dhe mbrojtjen e titullit kampion.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co