Krimi mes familjeve shqiptare në Itali/ Shkoi për të “larë hesapet e vjetra”, por mbeti i vdekur! Arrestohet autori i vrasjes së Dritan Idrizit dhe dy familjarët e tij! Zbardhet dëshmia

krimi mes familjeve shqiptare ne itali shkoi per te lare hesapet e vjetra por mbeti i vdekur arrestohet autori i vrasjes se dritan idrizit dhe dy familjaret e tij zbardhet deshmi





































Pak ditë pas vrasjes së Dritan Idrizit në Itali, nga një bashkëatdhetar i tij, policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes dhe dy familjarët e tij si pjesëmarrës në krim.

23333

Dritan Idrizi, 38-vjeç së bashku me disa miq të tij, të armatosur me shkopinj dhe hekura, shkuan për të larë “hesape të vjetra” me një tjetër familje shqiptare në  Tavullia, e cila i kishte 38-vjeçarit  5 mijë euro borxh dhe nuk kishte ndërmend t’ia jepte.

LEXO EDHE: FOTO/ Mosmarrëveshjet mes familjeve shqiptare përfunduan në konfrontim fizik: Ky është Dritan Idrizi, i cili u godit për vdekje me thikë në zemër në Itali

Dy familjet kanë nisur të debatojnë në një rrugë të Tavullias, ndërsa më pas ka nisur edhe përleshja fizike, ku Idrizi goditet 3 herë me thikë në gjoks, njëra prej tyre në zemër nga kryefamiljari që po sulmohej nga 3 personat e Idrizit.

Gjatë dëshmisë së tij, autori është shprehur se viktimën e kishte goditur me thikë në bark dhe këtë e kishte bërë në mbrojtje personale dhe për të mbrojtur familjen e tij, përfshirë gruan dhe djalin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →