Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti po i bëjnë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të rifillojnë bisedimet për armëpushimin më 15 gusht në Doha ose Kajro. Kështu thonë ata në një shënim të përbashkët, ku nënvizojnë se është koha për mbylljen e marrëveshjes dhe lirimin e pengjeve.
Sakaq, Izraeli i ka dhënë dritën jeshile propozimit në fjalë. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli do të dërgojë një delegacion në Doha ose Kajro për të rënë dakord mbi detajet e kornizës së armëpushimit në Gaza.
Ndërkohë, vetë Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Iranin se një “sulm masiv” i mundshëm kundër Izraelit do të shkaktonte një “goditje të fortë” për ekonominë dhe qeverinë e Teheranit. Apelet drejtuar Iranit dhe Izraelit po shumohen për të shmangur një zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kryeministrja Giorgia Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Islamike Pezeshkian ku shprehu nevojën për të shmangur një zgjerim të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza, edhe në lidhje me Libanin, duke shmangur një përshkallëzim”. Ndërkohë, sipas CNN, duke cituar burime të inteligjencës, lëvizja shiite libaneze duket gjithnjë e më shumë e synuar të veprojë “në mënyrë të pavarur” për t’u hakmarrë për vrasjen e komandantit ushtarak Foaud Shukr.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co