Kryeinfermierja dhe infermierja të cilët kanë qenë në turn në azilin ku u regjistrua ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm, janë ndaluar.
Gazetari, Igli Çelmeta raporton se 2 punonjëset e azilit janë ndaluar nga policia.
News24 zbardh detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë dhe dinamikën e krimit.
Burime bëjnë me dije se 78-vjeçari Zyhdi Shehu prej një viti së bashku me gruan e tij jetonin në azilin “Duaje jetën” në kryeqytet, pasi djali i tyre jetonte dhe punonte në Berlin.
Edhe pse jetonin në një azil, qëndronin në dhoma të ndara për shkak të sëmundjeve që kishin. Zyhdiu vuan nga parkinsoni dhe demenca, ndërsa gruaja nga Alzhaimeri.
Sa i përket ngjarjes së rëndë, 78-vjeçari dhe viktima 82-vjeçari tjetër nuk qëndronin në një dhomë dhe nuk ishin shokë dhome. Edhe viktima vuante nga skleroza dhe rreth orës 4 të mëngjesit ka shkuar te dhoma e 78-vjeçarit, i cili ishte i vetëm, ky i fundit është trembur dhe ka pretenduar se i ka zënë krevatin dhe e ka goditur me bastun.
Për shkak të sëmundjeve që kanë të moshuarit qëndrojnë më vete në dhoma në azil. 78-vjeçari Zydiu Shehu merrte ilaçe për sëmundjen e parkinsonit, ilaçe që i jepnin në disa raste haliçunacione.
Policia ka ndaluar kryeinfermieren dhe infermieren e turnit, pasi të moshuarit duhet të monitorohen gjatë natës dhe nuk mund të lëvizin të vetëm për shkak të sëmundjeve që kanë.
Krimi i rëndë ndodhi në azilin privat të të moshuarve në kryeqytet, ku një 78-vjeçar i identifikuar si Zyhdi Shehi, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit të 8 Gushtit disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.
Policia konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00 në shtëpinë e kujdesit “Ruaje moshën” dhe bëri me dije se viktima është Virxhil Vesho, 82 vjeç, i cili ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës.
Debati ka qenë banal, teksa autori e ka akuzuar shokun “pse i kishte zënë krevatin”, dy të moshuarit sipas përfaqësuesve të azilit privat, vuanin nga skleroza.
Teksa tashmë policia ka shoqëruar kryeinfermieren dhe infermieren e turnit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co