Tabaku tjetër thirrje qeverisë: Zgjidhni drejtësinë ndaj profesionistëve të lirë, kthejini këstin e një taksimi antikushtetues

tabaku tjeter thirrje qeverise zgjidhni drejtesine ndaj profesionisteve te lire kthejini kestin e nje taksimi antikushtetues
tabaku tjeter thirrje qeverise zgjidhni drejtesine ndaj profesionisteve te lire kthejini kestin e nje taksimi antikushtetues

Ndërsa qeveria shqiptare vazhdon të diskutojë nëse duhet apo jo të rikthejë këstin e marrë për 10 mijë profesionistë të lirë, deputetja e PD që e dërgoi Taksën e Profesionistëve të Lirë në Gjykatë Kushtetuese ak reaguar edhe një herë në rrjetet sociale përmes një postimi.

Tabaku ka kërkuar edhe një herë që qeveria të ndërmarrë një akt të guximshëm dhe të ndershëm ndaj shtresës së mesme duke ia rikthyer këstin e paguar që në total kap shifrën e 10 mln eurove.

“ 10 mijë profesionistë të lirë paguan këstin për një taksë që sot është antikushtetuese me vendim gjykate. I takon qeverisë që të ngrihet në lartësinë e mbrojtjes së interesave të qytetarëve duke vepruar me shpejtësi dhe drejtësi ndaj atyre që padrejtësisht u ka marrë mbi 10 milionë euro taksa nga xhepi i tyre ” shkruan Tabaku në postimin e saj në Facebook.

Ajo i ka kujtuar qeverisë skemën që u përdor gjatë pandemisë ku qeveria morri vendim për t’ia kthyer këstet e taksave sipërmarrjes. Tabaku nënvizoi se një akt i tillë do të ishte plotësisht në linjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetja e PD nënvizoi se ajo dhe forca e saj politike kanë qenë në favor të qytetarëve dhe shtresës së mesme në një kohë që qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk e kanë dëshmuar të punuarit për shumicën e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

📢 Një Thirrje për Qeverinë: Zgjidhni Drejtësinë dhe Ndershmërinë!

Një vendim i qartë nga Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Taksën ndaj Profesionistëve të Lirë, duke zhbërë një taksë irracionale dhe anti-biznes që mazhoranca dhe qeveria socialiste miratuan me nxitim një vit më parë. Ky vendim i dha të drejtë punonjës të shtresës së mesme që, përmes profesioneve të tyre, i bëjnë nder vendit tonë dhe i japin të ardhura familjeve të tyre.

Mirëpo fatkeqësisht, nën presionin e qeverisë socialiste, 10 mijë profesionistë të lirë paguan këstin për një taksë që sot është antikushtetuese me vendim gjykate. I takon qeverisë që të ngrihet në lartësinë e mbrojtjes së interesave të qytetarëve duke vepruar me shpejtësi dhe drejtësi ndaj atyre që padrejtësisht u ka marrë mbi 10 milionë euro taksa nga xhepi i tyre.

Duhet t’ia rikthejë ato miliona euro nga xhepi i Profesionistëve të Lirë përmes një vendimi të thjeshtë të qeverisë, njësoj siç u veprua gjatë pandemisë COVID-19. Kaq do të mjaftonte që sot në xhepat e 10 mijë profesionistëve të lirë të riktheheshin 10 milionë euro, një shumë e papërfillshme për buxhetin, por që është shumëçka për portofolin e shtresës së mesme dhe buxhetin e familjeve të tyre.

Kjo është një zgjidhje e thjeshtë. A do të jetë kjo qeveri në krahun e Sundimit të Ligjit duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, apo në krahun e padrejtësisë dhe pandershmërisë që janë arma e një qeverie pakice në kurriz të shumicës?!

Ne, si opozitë, e kemi bërë zgjedhjen tonë të qartë; jemi në krahun e shtresës së mesme dhe të atyre 30 mijë profesionistëve të lirë që punojnë dhe investojnë për profesionin e tyre, duke i dhënë Shqipërisë oksigjenin e sipërmarrjes së vogël që i mungon prej kaq shumë kohësh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →