Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar që grabiti 9 milion lekë në një banesë në rrugën “Mihal Popi” në Tiranë.
Të riut nga Bulqiza iu gjetën gjatë kontrollit 2800 euro dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.
Ndaj 30-vjeçarit u ngrit akuza për peprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”.
Vodhi 900 000 lekë të rinj, në një banesë, arrestohet 30-vjeçari.
Sekuestrohen 2800 euro që iu gjetën 30-vjeçarit, gjatë kontrollit, dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”.
Si rezultat u arrestua shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co