Jahti prej 140 milionë dollarësh në pronësi të gruas së të ndjerit Steve Jobs, përplaset me një anije tjetër që është në pronësi të miliarderit meksikan.
Në këtë përplasje është përfshirë jahti 78-metërsh Venus, në pronësi të gruas së themeluesit të Apple, Laurene Powell Jobs, si dhe jahti Lady Moura prej 105 metrave që e posedon biznesmeni meksikan Ricardo Salinas.
Këto dy jahte që në total kushtojnë 265 milionë dollarë, u përplasën kur erërat e forta goditën brigjet italiane të Napolit.
Që të dyja anijet ishin të ankoruara kur ndodhi incidenti, por ishin erërat e forta që i vënë në lëvizje dhe erdhi deri përplasja.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co