Tjetër humbje për Hamasin, ushtria izraelite: Eliminuam një zyrtar të lartë, drejtonte aktivitetet terroriste

tjeter humbje per hamasin ushtria izraelite eliminuam nje zyrtar te larte drejtonte aktivitetet terroriste
tjeter humbje per hamasin ushtria izraelite eliminuam nje zyrtar te larte drejtonte aktivitetet terroriste

Ushtria izraelite dhe shërbimet e sigurisë njoftuan se kishin vrarë një zyrtar të lartë të Hamasit “i përfshirë në drejtimin e sulmeve në Bregun Perëndimor” më 24 korrik në Rripin e Gazës. Këtë e raporton “The Jerusalem Post”, duke shpjeguar se “disa ditë pasi IDF sulmoi Nael Sakhl, një zyrtar i lartë i Hamasit, u konfirmua se ai ishte vrarë”.

Thuhet se Sakhal kishte qenë aktiv për më shumë se një dekadë në selinë e Bregut Perëndimor të Hamasit.

Po ashtu “The Jerusalem Post” shkruan se “Ai ishte përgjegjës për drejtimin e aktiviteteve terroriste, financimin dhe furnizimin me armë të qelizave terroriste që kryenin sulme kundër izraelitëve dhe forcave IDF në Bregun Perëndimor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →