Në ditën e testit familjar mes Juventusit dhe Next Gen (Ekipi U-23) që hap zyrtarisht sezonin 24/25 në klubin bardhezi, Xhon Elkan ishte i prirur të tregonte rrugën e ciklit të ri që “Zonja” ka hapur.
Dhe këtë e bëri në një deklaratë duke u fokusuar tek lideri i ri, pikërisht Tiago Mota: “Me të po i afrohemi një brezi të ri, ekipi ynë është shumë i ri dhe ai ka përvojën e nevojshme për të punuar me grupin tonë. Mendoj se është personi që na nevojitej edhe sepse kolektivi i Juventusit ka një potencial të jashtëzakonshëm”.
Fjalë besimi për një Juventus që ia ka besuar rindërtimin teknik drejtorit Xhuntoli dhe trajnerit italo-brazilian. “Viti zero do të thotë të lëmë pas atë që ka ndodhur në të kaluarën. Skuadrat e forta janë ata që i kanë këto aftësi, pa u futur në situata alibie. Nga ana tjetër, është normale që të gjithë janë kundër: nëse konkurron, e bën me më të mirët në botë që duan të të mposhtin. Nëse rezultatet nuk vijnë, tifozët nuk janë të lumtur”, vijoi Elkan.
Në fund edhe një opinion mbi Serinë A e cila është gjithmonë e më shumë larg familjeve pronare me klubet që në vitet e fundit kanë preferuar t’i dorëzohen fondeve amerikane, apo investitorëve kinezë.
“Kampionati italian është kthyer në një vend stërvitje për të rinjtë fillestarë dhe më të mirët do të shkojnë në Angli. Dhe pastaj ndoshta në fund të karrierës së tij në Arabinë Saudite. A thua se është mëkat. Në fakt, ky është realitet, mëkati i vërtetë nuk është të shikosh realitetin”, përfundoi Elkan.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co