Shefi i OSBE në Kosovë: Ngjarjet e fundit dëshmojnë urgjencën për kthim në dialog

shefi i osbe ne kosove ngjarjet e fundit deshmojne urgjencen per kthim ne dialog
shefi i osbe ne kosove ngjarjet e fundit deshmojne urgjencen per kthim ne dialog

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas mbylljes së nëntë zyrave të postes së Serbisë në Kosovë dhe propozimeve për hapjen e Urës së Ibrit.

Davenport tha se këto ngjarje, kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog, çështje këto të cilat sipas tij, duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE-ja.

“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet për hapjen e urës në Mitrovicë për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE”, tha Davenport.

Ai tutje tha se dialogu duhet të jetë i fokusuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe për t’i rritur familjes e tyre në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →