Më e madhja e kapur ndonjëherë/ Policia e Spanjës sekuestron 8 kg kokainë në një kontejner, 1 në pranga, 3 nën hetim

me e madhja e kapur ndonjehere policia e spanjes sekuestron 8 kg kokaine ne nje kontejner 1 ne pranga 3 nen hetim
me e madhja e kapur ndonjehere policia e spanjes sekuestron 8 kg kokaine ne nje kontejner 1 ne pranga 3 nen hetim

SPANJE

Policia spanjolle sekuestroi tetë ton kokainë të fshehura në një kontejner të maskuar si gjenerator energjie në portin jugor të Algeciras, thanë autoritetet tatimore të hënën.

Ngarkesa e kokainës, një nga më të mëdhatë e kapur ndonjëherë në Spanjë, ndodhej brenda një strukture metalike të krijuar për t’i shpëtuar zbulimit nga skanerët.

Me hapjen e kontejnerit, punonjësit e Mbikëqyrjes Doganore gjetën një sërë paletash me pilula lëndë narkotike, e cila rezultoi se ishte kokainë shumë e pastër qe parashikohej të shpërndahej ne Europe.

Kontrabandistët e drogës kishin planifikuar një rrugë të projektuar për ta bërë sa më të vështirë zbulimin e përmbajtjes së vërtetë të ngarkesës. Nga Surinami udhëtoi për në Panama dhe prej andej në portin e Algeciras. Destinacioni i radhës ishte Portugalia, nga ku do të transportohej me rrugë tokësore për në Spanjë. Hetimi mbetet i hapur. Deri më tani tre persona janë nën hetim. Njëri prej tyre, përgjegjës i pritjes në Spanjë, u arrestua.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →