Lëvizja historike/ “Snapdragon”, i interesuar për të blerë emrin e stadiumit “Old Trafford”

levizja historike snapdragon i interesuar per te blere emrin e stadiumit old trafford




































Sponsorët e rinj të fanellës së Mançester Junajtidit, “Snapdragon” do të ishin të interesuar të blejnë të drejtat e emrit të “Old Trafford” nëse klubi ndërton një stadium të ri. Junajtid do të njoftojë deri në fund të vitit nëse do të ketë financimin për ndërtimin e të ashtuquajturit “Wembley of the North” për 2 miliardë paund, i cili mund të jetë gati deri në vitin 2030.

Snapdragon Junajtid

“Snapdragon” dhe kompania e tij mëmë “Qualcomm” sapo kanë nisur një sponsorizim trevjeçar të fanellave të “djajve” që prek shifrën e 175 milionë paundëve, dy vjet pasi arritën një marrëveshje për t’u bërë një nga partnerët globalë të klubit.

Mançester Junajtid tashmë po përdor ekspertizën teknologjike të kompanisë me bazë në San Diego për të përmirësuar përvojën e tifozëve në “Old Trafford” dhe në rinovimin prej 50 milionë paundësh të kompleksit të tyre të stërvitjes “Carrington”.

Shefi i marketingut të “Snapdragon”, Don MekGuajër thotë se do të ishte i interesuar të shkonte një hap më tej duke bërë ofertë për të drejtat e emrit të stadiumit, megjithëse ai pranon se shtëpia e 20 herë kampionëve të Anglisë duhet të njihet ende si “Old Trafford”.

Junajtid ka luajtur në stadiumin “Snapdragon” në San Diego në secilin nga dy vitet e fundit dhe kuptohet që skuadra mund të kthehet në Kaliforni kur “Snapdragon” të prezantojë turneun e vitit 2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →