“Peshk me krimba, 30 minuta pritje për ushqimin…”, atleti britanik nxin organizatorët e Lojrave Olimpike

peshk me krimba 30 minuta pritje per ushqimin atleti britanik nxin organizatoret e lojrave olimpike
peshk me krimba 30 minuta pritje per ushqimin atleti britanik nxin organizatoret e lojrave olimpike

Sikur të mos mjaftonin polemikat për Senën e ndotur dhe dhomat pa ajër të kondicionuar, një tjetër sulm ndaj organizatorëve të Olimpiadës së Parisit vjen nga notari britanik Adam Peaty, medalja e argjendtë në 100 metra.

I intervistuar nga Inews, Peaty u ankua troç për shërbimin e kateringut në fshatin Olimpik.

“Ushqimi nuk është mjaftueshëm i mirë për nivelin e pritur nga atletët. Në Tokio ushqimi ishte i mrekullueshëm. Në Rio ishte i mrekullueshëm. Por këtë herë? Nuk kishte mjaft opsione proteinash, 30 minuta pritje për ushqim sepse nuk ka sistem të radhës”.

Atleti kishte gjithashtu kundërshtime ndaj politikave “të gjelbërta” dhe të qëndrueshmërisë që frymëzuan zgjedhjet e organizatorëve me 60% të vakteve pa mish dhe një të tretën e përfaqësuar nga pjatat vegjetariane.

“Dua të ha mish”, tha Peaty, duke shtuar “unë kam nevojë për mish për të konkurruar dhe këtë ha në shtëpi, kështu që pse duhet të ndryshoj diçka? Mua më pëlqen edhe peshku, por njerëzit kanë gjetur krimba. Nuk është mirë”.

Peaty nuk është i pari që ankohet për ushqimin e destinuar për sportistët në Paris 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →