Ndizet merkato, Egnatia insiston për mesfushorin që spikati te Kukësi

ndizet merkato egnatia insiston per mesfushorin qe spikati te kukesi





































Në listën e përforcimeve të drejtuesve të Egnatias është edhe mesfushori Françesko Hasaj, aktualisht pjesë e Kukësit. Lojtari 23- vjeçar, i cili spikati sezonin e kaluar, ka ende kontratë me klubin verior dhe kjo është pengesa e vetme në këtë moment, sepse rrogozhinasit duhet të paguajnë për ta marrë.

hasaj 10

Hasaj luan në pozicionin e mesfushorit fantazist, apo atë të numrit 10, ku trajneri Tetova ka nevojë pas largimeve të fundit. Tani mbetet të shihet, nëse do të ketë një marrëveshje mes dy klubeve për të veshur këtë lojtar me fanellën e kampionëve në fuqi.

Hasaj, që përveç Kukësit ka luajtur edhe me Turbinën, është kërkuar edhe nga klube të tjera, por Kukësi nuk e ka lëshuar, pasi kërkon të fitojë sa më shumë financiarisht prej tij.

ISA HALILI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →