Le të rinisim. Por me këmbën në gaz sepse është një avantazh që duhet shfrytëzuar dhe ky është mendimi kryesor i trajnerit Simone Inzagi dhe Interit të tij.
Projekti është i qartë, të vendosë në praktikë në 3 ndeshjet e para misionin fitore, ashtu si një sezon më parë. Kërkon pikët e plota në mënyrë që të tjerët ta ndjekin nga pas.
OBJEKTIV- Për të thënë të vërtetën, ky është një objektiv që kanë të gjitha skuadrat dhe të gjithë trajnerët. Por Inzagi e ka “motorin” të ngrohur dhe nuk ka shumë gjëra për të modifikuar, thjesht i duhet pak punë për motivimin dhe për të nisur rrugën që tashmë e dinë përmendësh.
Megjithatë, trajneri Inzagi nuk shquhet në karrierën e tij për nisje të frikshme të kampionateve.
Në karrierë ka arritur të marrë 3 fitore në 3 ndeshje vetëm 1 fit më parë dhe në 5 kampionate nga 8 të mundshëm ka humbur patjetër një ndeshje nga 3 të parat. Ndryshimi ndodhi në vitin e kaluar dhe është modeli që duhet të ndjekë, Xhenoa, Leçe dhe Atalanta. Këtë thotë kalendari zikaltër përpara pauzës së shtatorit. Nisja e frikshme do të ishte një sinjal për skuadrat e tjera që kanë filluar të ëndërrojnë titullin kampion.
Fitorja në sezonin e kaluar erdhi pikërisht nga një skuadër që kishte ide të qarta dhe me hapat e duhura. Ky është Interi, një nga kandidatët potencialë për titullin edhe në këtë sezon. Është skuadra që ka ndryshuar më pak. Kjo nuk do të thotë se është një avantazh absolut, sepse pikërisht ata dëshmuan të kundërtën në sezonin e kaluar në krahasim me Napolin. Ka pak lojtarë të rinj që do të duhet të përfshihen në mekanizmat e trajnerit. Dëmtimi i Taremit prish disi planet, por në vazhdimësinë e sezonit do të sjellë kualitet.
DY RRUGË- Përgatitja fizike e Inzagit është duke u zhvilluar me 2 kritere. Nga njëra anë nuk mund të mos marrë parasysh faktin që sezoni do të jetë i gjatë dhe do të përfundojë në fundin e verës së ardhshme. Por në anën tjetër është në kërkim të shkëlqimit të menjëhershëm për të pasur kushte optimale për pjesën më të madhe të skuadrës. Për këtë arsye, drejtuesit dhe trajneri kërkojnë një skuadër homogjene dhe me lojtarë të dyfishtë në të gjitha rolet.
Inzagi nuk do që të menaxhojë energjitë, do të që “vrapojë” në të gjithë frontet pa menduar të limitojë minutazhin e lojtarëve. Një vit më parë për shembull gaboi në Champions, ku nisi të aktivizonte linjat e dyta pasi siguroi kualifikimin. Dhe mbrëmja e Madridit tregoi se disa lojtarë mbërritën të lodhur për shkak të impenjimit të shumtë në kampionat.
DEBUTIMI- Kur kanë mbetur më pak sesa 2 javë për debutimin në kampionat, trajneri i ka idetë e qarta dhe kërkon t’i vërë në zbatim ato. Pritet një Inter “i vjetër” në kuptimin e lojtarëve që do të zbresin në fushën e lojës, por nuk përjashtohen edhe surprizat. Kushdo që të luajë, e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Këmbën në gaz për të marrë 3 fitoret e para.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co