Rigels Rajku, reperi i njohur edhe me emrin e artit Noizy është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, kjo e fundit ka njoftuar qytetarët edhe nëse kanë informacione të telefonojnë për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.
Bëhet fjalë për një konflikt të regjistruar në një klub nate në Pejë ku një person i njohur në rrjtet sociale i njohur si Medi mbeti i lënduar dhe akuzoi reperin së bashku me disa shok të tij të cilët e kishin dhunuar.
Policia thotë se ai akuzohet për ‘lëndim të rëndë trupor’ teksa në kërkim është shpallur edhe Bahtjar Bajraktari, i njohur si D.J. Crax.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 05 gusht 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë:
- Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri.
- Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.
Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:
“Lёndim i rёndё trupor”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co