Një person në lagjen Savër në rajonin nr 5 në Bashkinë e Lushnjës është ekzaminuar me virusin ‘ethet e Nilit’.
S.D, një 63-vjeçar që jeton midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi është larguar drejt shtetit helen disa ditë më parë për t’u kuruar, është ekzaminuar me virusin e rrallë për vendin tonë.
63-vjeçari ka parë me habi, pasi rezultonte i prekur nga ethet e Nilit. Pasi është ndjerë keq, 63-vjeçari është larguar drejt Greqisë, ku po kurohet dhe më pas atje është konfirmuar prekja nga virusi. Këto fakte i konfirmojnë jashtë kamerës fqinjët dhe banorët e zonës.
Ndërkohë, nisur nga situata, Ministria e Shëndetësisë ka nisur protokollin e këtyre rasteve dhe disa net më parë është kryer dhe disinfektimi i zonën në Savër, proces i kryer në orët e vona të natës. Nga autoritetet vendore konfirmohet fakti se është kryer disinfektimi dhe nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë situatë.
(Balmanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co