Parlamenti i Bangladeshit është shpërndarë, sipas një deklarate nga zyra e presidentit.
Shpërndarja e Parlamentit ishte një kërkesë kyçe e bërë nga koordinatorët e protestës së studentëve, të cilët kishin caktuar një afat orën lokale 15:00.
Studentët protestues kanë thënë se nuk do të pranojnë një qeveri të udhëhequr nga ushtria.
Gjithashtu kanë kërkuar që laureati i Nobelit për Paqe, Muhamed Yunus të jetë këshilltari kryesor i qeverisë së përkohshme dhe ky i fundit e ka pranuar propozimin e tyre.
Kryeministrja Sheikh Hasina u largua nga vendi me helikopter ditën e djeshme (5 Gusht) së bashku me motrën e saj dhe dha dorëheqjen nga posti.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co