Ministri i Mbrojtjes së Kosovës , Ejup Maqedonci ka thënë se i gëzohet lajmit që ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth kërkesës për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, dhe rrjedhimisht mund të vazhdohet me hapat tjerë.
Ai ka shkruar në Facebook, se proceduralisht janë në pritje të ofertës nga ana e SHBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së, ta realizojnë blerjen.
Postimi i plotë:
I gëzohemi lajmit që ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javelin, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë.
Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen.
Javelin, sistem me të cilin do të pajiset FSK, tashmë fakt i kryer.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co