Rezultatet e Shqipërisë deri më tanë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë qenë zhgënjyese nga 5 prej 8 sportistëve kuqezi që kanë përfunduar garat në kryeqytetin francez.
Tashmë sytë do të jenë të kampionët e mundjes së stilit të lirë, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, të cilët që do të garojnë gjatë kësaj jave. Nga mundësit rusë të natyralizuar me pasaporta shqiptare janë pritshmëritë për medalje, që do të ishte një rezultat historik. I pari do të futet në tapet Zelimkhan Abakarov, kampion bote me flamurin kuqezi.
Abakarov do të konkurrojë në peshat 57 kg, me kualifikueset që nisin që më 8 gusht. Një ditë më vonë, Veliev do të nisë garat në peshat 74 kg, ndërsa konkurrimin e Shqipërisë në Olimpiadën “Paris 2024” do ta mbyllë kampioni i Europës, Islam Dudaev, më 10 gusht në peshat 65 kg.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co