Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria, ka reaguar pasi humbi zgjedhjet në Bashkinë Himarë përballë kandidati të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo.
Teksa e ka cilësuar këtë garë një betejë të madhe, Gjikuria shprehet në një reagim në rrjetet sociale, se në këto zgjedhje janë parë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre, ndërsa shton se rezultati zgjedhor ishte sipas tij produkt i transformimit të listës së zgjedhësve, me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve.
“Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin”, shkuan Gjikuria.
Ai shprehet se, qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili “do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij”.
Ndër të tjera, Gjikuria ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan në këtë fushatë elektorale e për atë që ai e cilësoi “garë të bukur dhe të ndershme”.
“Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon”, shkruan ai.
Deklaratë e Petro Gjikurisë lidhur me rezultatin zgjedhor
Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.
Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kandidati i PS-së, doli fitimtar me 5022 vota, pra 58.62% të tyre, ndërsa ai i “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikurua siguroi vetëm 3545 vota ose 41.38%.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co