Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 është diskutuar lidhur me zgjedhjet në Himarë, ku Vangjel Tavo arriti një fitore të thellë kundrejt kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.
Analisti Plator Nesturi tha se zakonisht kur kemi një rritje të numrit të votuesve ata shkojnë në favor të opozitës, por në rastin e Himarës ndodhi krejt e kundërta.
Nesturi tha se Vangjel Tavo ka kthyer shumë vota të pakënaqurish që 1 vit më parë ishin ndaj kandidatit Jorgo Goro.
“Z. Gjikuria nuk ishte një kandidaturë e fortë, ishte një personazh i panjohur, që kishte humbur kontaktet me zonën atje. Nuk kishte një formim politik që të adaptohej shpejt me formën e fushatave elektorale, veç kësaj kishim një fushatë të shpejtë.
Gjikuria nuk arriti të marrë votat e komunitetit të Dhërmiut, zonë nga e cila ai ka origjinën. Votat që ka marrë në Himarë fshat janë më shumë ndikim i Omonia dhe PBDNJ se sa i kandidatit.
Që në Lukovë, ku në zgjedhjet e kaluara Fredi Beleri kishte marrë një rezultat me diferencë, këtë rradhë nuk ndodhi, që në kutitë e para u pa trendi i votës.
Himariotët nuk janë ndër ata qytetarë që mund të biden si pasojë e presionit. Ata të mbështesin vetëm kur binden. Largësia e z.Gjikuria ishte e tillë kur nuk jepte garanci.
Tavo mbajti qetësinë, nuk krijoi eksese dhe problematika të tjera dhe në këto kushte i dha garanci qytetarëve të Himarës”, tha Nesturi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co