Incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani, kryeministri Mickoski: Na vjen keq! S’duam të përsëritet

incidenti ne aeroportin e shkupit me presidenten osmani kryeministri mickoski na vjen keq sduam te perseritet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se i vjen keq për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.



Mickoski

Gjatë një konference për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski tha se nuk dëshiron që incidente të tilla të përsëritet, teksa tha se dy shtetet kanë raporte të mira dypalëshe.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fincidenti ne aeroportin e shkupit me presidenten osmani kryeministri mickoski na vjen keq sduam te perseritet%2F%23gsc

Kurti, ndërkaq, tha se takimi me homologun maqedonas, ishte “i hapur, i sinqertë dhe serioz”.

Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut u zhvillua kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca kosovare ka pretenduar se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke i kërkuar sqarime dhe hetim të rastit të 1 gushtit.

Kurti ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje ku është përfshirë numri një i shtetit të Kosovës, përderisa analistët në Kosovë kanë thënë më herët se dy krerët e shtetit kanë mosmarrëveshje për çështje të ndryshme dhe raportet e tyre kanë pësuar një tjetër “krisje”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1015&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fincidenti ne aeroportin e shkupit me presidenten osmani kryeministri mickoski na vjen keq sduam te perseritet%2F%23gsc

Presidenca kosovare ka thënë se përkundër se i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, sigurimi “ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”.

Ky institucion po ashtu ka thënë se ndodhitë e 1 gushtit nuk mund të vlerësohen ndryshe, veçse “një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”.

Në delegacionin kosovar për këtë vizitë në Shkup është edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Çfarë tha Shkupi për incidentin e 1 gushtit?

Autoritetet në Shkup kanë thënë se kanë nisur hetimet për rastin, ndërkaq Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se përderisa Osmani ishte duke kaluar nëpër kontrollin kufitar, në momentin që asaj iu kërkua që të linte telefonin e saj që të kalonte përmes skanerit, “një pjesëtar i sigurimit të saj është tërhequr nga një punonjës i aeroportit, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore”.

Nga Ministria e Jashtme maqedonase kanë shprehur keqardhje, për siç kanë thënë, keqkuptimet, që kanë ndodhur gjatë udhëtimit të Osmanit përmes aeroportit në Shkup.

Ndërkaq, nga Aeroporti i Shkupit kanë thënë se e kanë për obligim ligjor të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, bagazhet dhe mallrat, përfshirë ata që udhëtojnë nëpër zonën VIP të aeroportit.

Ngjarja në Aeroportin e Shkupit është dënuar nga figura politike opozitare në Maqedoninë e Veriut, edhe nga kryetari i VLEN-it, Arben Taravari.

Koalicioni VLEN është pjesë e Qeverisë maqedonase, të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja e Mickoskit. Ky koalicion, i përbërë nga parti që më herët ishin në opozitë, ishte përkrahur nga Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila kishte anëtarë në listën zgjedhore të këtij koalicioni.

Neziri: Incidenti në aeroport nuk do të rrënojë raportet mes Prishtinës dhe Shkupit

Njohësi i zhvillimeve politike, Xhelal Neziri, nga Maqedonia e Veriut tha se nuk beson që incidenti në Aeroportin e Shkupit do të jetë ndonjë pengesë e madhe, që do të mund të rrënonte raportet e mira mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Çështja e incidentit me presidenten në Aeroportin e Shkupit do të sqarohet shpejt, pasi duhet të merren parasysh shumë aspekte, si aspekte të marrëdhënieve ndërkombëtare, konventave ndërkombëtare, ligjit ndërkombëtar si dhe aspekti i sigurisë brenda aeroportit. Kur të shihen të gjitha të dhënat e regjistruara nga kamerat e aeroportit, do të sqarohet në tërësi rasti”, tha Neziri për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Nezirit, faktori i parë që ka mundur të shkaktojë incidentin është që edhe vet zyrtari i Aeroportit të Shkupit të jetë motivuar politikisht apo etnikisht që të shkaktojë një incident të tillë, për shkak se, sipas tij, me siguri e ka njohur presidenten e Kosovës. Ose, një variant tjetër, sipas tij, mund të jetë se e gjithë kjo ngjarje është një keqkuptim lidhur me protokollet e sigurisë që duhet të ndiqen për personat që kalojnë përmes terminalit VIP.

Neziri konfirmoi se në Maqedoni të Veriut po zhvillohet një debat i ashpër politik sa i përket këtij incidenti. Opozita shqiptare ka kritikuar Qeverinë, duke e akuzuar për tendencë ndaj presidentes Osmani. Debati po ashtu është ndezur edhe për faktin se për herë të parë pjesë e Qeverisë maqedonase është Ivan Stoikoviq, mik i Beogradit dhe Moskës, dhe një person që hapur është shprehur kundër Kosovës.

Pastaj, sipas Nezirit, ky debat u kurorëzua në atë mënyrë që Qeveria maqedonase të portretizohet si antikosovare.

“Prandaj, edhe reagimi i Qeverisë maqedonase ishte pikërisht në atë kontekst: të mos tregojë frikë dhe nënshtrim për atë që ndodhi në Aeroportin e Shkupit”, tha Neziri.

Lidhur me reagimin e partive shqiptare – që e kanë dënuar incidentin, por kanë fajësuar njëra-tjetrën për të – Neziri tha se ka kohë që raportet e tyre janë të armiqësuara dhe çdo rast ato e përdorin për të këmbyer akuza, sikurse ndodhi edhe për ngjarjen e 1 gushtit.

“Është një luftë e ashpër që ndodh mes partive politike shqiptare. Është BDI dhe Fronti Evropian si koalicion opozitar që akuzon koalicionin VLEN, që është pjesë e Qeverisë, si një përfaqësues jolegjitim i shqiptarëve për shkak se mori më pak vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Dhe ky debat mbi legjitimitetin ka prodhuar krizë të paparë në marrëdhënies mes partive politike këtu. Incidenti u përdor apo u keqpërdor pikërisht në këtë kontekst, legjitimiteti dhe fuqia politike që mund të ketë VLEN-i për të përfaqësuar shqiptarët në këtë Qeveri”, tha ai.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte diplomatike dhe deri më tani nuk kanë pasur incident të kësaj natyre.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →