Në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës janë dorëzuar të gjitha kutitë e votimit. 15 kutitë e fundit që priteshin të mbërrinin mësohet se janë tanimë brenda ambienteve të KZAZ-së të ngritur në ambientet e klubit të futbollit Himara. Aktualisht në KZAZ ndodhen 36 kutitë e qendrave të votimit.
Ndërkohë KQZ pritet të trajnojë komisionerët numërues, proces i cili besohet se mund të zgjasë rreth 30 minuta.
Numërimi i votave pritet të nisë pas mesnate.
Dy kandidatët në garë, socialisti Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria i PBDNJ i mbështetur nga opozita shpallën fitoren pas mbylljes së qendrave të votimit.
8678 votues ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Bashkinë e Himarës, rreth 1 mijë votues më shumë se vitin e kaluar. 37.61% e votuesve morën pjesë në këto zgjedhje, pjesëmarrje kjo më e lartë se ajo e 14 majit 2023.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co