Parma ka mposhtur Atalantën me rezultatin e thellë 4-1 në testin miqësor të zhvilluar pasditen e sotme. Interesant është fakti se titullar në këtë duel u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili ishte dhe futbollisti i vetëm në fushë për Atalantën që nuk u zëvendësua nga trajneri Gasperini, për sa i përket 11-shes titullare.
Me përjashtim të mbrojtësit shqiptar, tekniku i skuadrës bergamaske, i ndërroi të gjithë lojtarët në pjesën e dytë.
Edhe pse një test miqësor, kjo disfatë ishte tepër e hidhur për Atalantën.
Dopieta e Man dhe golat e Boni dhe Partipilos “trullosën” zikaltrit, ndërkohë që golin e vetëm për ekipin e Gasperinit e shënoi Lukman në minutën e 33-të.
GOLAT E NDESHJES:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co