Sulmuesi danez, Martin Brethuejt, u largua së fundmi nga Espanjol, pasi i përfundoi kontrata, për të kaluar në Brazil te klubi i Gremios.
Ai ishte protagonist i ngjitjes së Espanjolit në La Liga me 22 gola dhe dy asistime në 39 ndeshje, por tani duket se po mendon për diçka tjetër.
Sulmuesi, i cili ka qenë edhe pjesë e Barcelonës, nga raportimet e mediave spanjolle bëhet me dije se dëshiron të blejë klubin e Espanjol ose thënë ndryshe të bëhet aksioneri kryesor i klubit spanjoll.
Brethuejt, zotëron një kompani pronash të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një restorant në Gava dhe një linjë veshjesh, të cilat e lejojnë atë të shfaqet në listën e “Forbes” si një nga futbollistët më të pasur në botë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co