Kefren Turam: Babai më shtyu te Juventusi, Markus më i miri

kefren turam babai me shtyu te juventusi markus me i miri





































Juventusi ka prezantuar zyrtarisht Kefren Turamin. Mesfushori, dukshëm i emocionuar, ka treguar gjithçka mbi ditët e tij të para si bardhezi.

turam-juventus

Mund të na tregoni ndjesitë e para të këtyre javëve?
Po shkojnë mirë. Punojmë mirë me trajnerin, gjithçka më duket fantastike. Të jesh pjesë e Juves është një ëndërr, ashtu siç ishte ëndërr hera e parë që fola me drejtorin Xhuntoli dhe trajnerin. Gjithmonë kam dashur të luaj për Juventusin që i vogël, ku kanë luajtur shumë lojtarë francezë, emra shumë prestigjioz, përfshirë edhe babanë tim.

Ju ka pyetur babai për ndonjë gjë dhe a e keni sfiduar vëllanë tuaj Markusin?
Është e qartë se babai im më tha se është skuadra më e madhe në Itali dhe në botë për të. Duhet të përfitoj nga çdo moment që kaloj këtu, jo vetëm si lojtar, por edhe si staf që është një nga më të mirët në botë. Për mua do të jetë një mundësi për rritje dhe mësim, si njeri dhe si futbollist. Sa i përket vëllait tim, do të shohim si do të shkojë ky sezon.

Si i përjetuat negociatat për kalimin në Juventus? Keni folur me Todibon për ta marrë te Juvja?
Shpresoj të bëj njësoj si francezët e tjerë, si Matuidi, Pogba, babai im që luajti këtu. Për Todibon po, kemi biseduar, por jo për Juven, por për shumë gjëra të tjera. Le të shohim si përfundon situata e tij.

Keni festuar katër kampionate me babin tuaj. Keni ëndërruar të mund të përjetoni një kampionat si protagonist?
Isha i vogël kur Juve fitoi katër kampionatet dhe nuk mbaj mend shumë. Shpresoj të fitoj shumë tituj me këtë klub. Babai im do të jetë i lumtur si për mua ashtu edhe për vëllain tim. Në sytë e tij ne jemi fëmijët, lumturia e tij është e njëjtë.

A ndikoi edhe prania e Motës në zgjedhjen për të ardhur te Juvja?
Po, fakti që Tiago Mota u bë trajner i Juventusit sigurisht që kishte rëndësinë e tij. Si lojtar ai ishte i jashtëzakonshëm, shumë inteligjent, që mbrohej shumë mirë dhe punonte shumë mirë me grupin. Do të mund të mësoj shumë prej tij. E di që nëse kam ndonjë pyetje, ai do të jetë në gjendje të më ndihmojë.

Roli juaj i preferuar? Keni një idhull të veçantë?
Nuk kam një rol të preferuar, mund të luaj si shkatërrues, mesfushor, varet se ku do trajneri që të luaj. Unë kam dy modele: i pari Pol Pogba dhe i dyti Patrik Vieira. Dy lojtarë të mëdhenj, më pëlqejnë shumë.

Vëllai yt thotë se je më i fortë se ai…
E thotë sepse më do shumë, sipas tij unë jam më i fortë, por për mua ai është më i fortë. Jam shumë i lumtur për të. Ka pasur një karrierë të gjatë, ka luajtur në Francë, nuk ka ardhur nga klube të mëdha, por ka arritur në kombëtare. Për mua është një model dhe më i miri i familjes. Ai luan si sulmues, shënon shumë gola, arrin të jetë asistues.

A keni folur me Pogban?
Nuk kam folur kurrë me Pogban. Ai është një mik i vëllait tim dhe unë kam qenë një fans i tij edhe për ndryshimet e flokëve, si dhe aftësinë e tij në futboll.

A ju kërkon Mota ndonjë gjë në veçanti?
Trajneri më flet çdo ditë, më ndjek, më kërkon të ndjek lojën. Ai gjithashtu më dha disa këshilla që nuk mund t’i zbuloj, përndryshe do të hedh shumë letra në tavolinë dhe ata do të përfitojnë nga kjo.

Mund të na tregoni për cilësitë tuaja më të mira?
Më pëlqen shumë të qarkulloj topin. Vertikalizoj shumë. Kam edhe cilësi shumë dinamike, luaj shumë edhe pa topin në këmbë. Unë gjithashtu mund të rikuperoj topat në mënyrë agresive. Jam i kompletuar, por kam ende një rrugë të gjatë për të bërë.

Në rrugën tuaj të rritjes a ka edhe një dëshirë për të shënuar gola me më shumë vazhdimësi?
Po, do të doja të shënoja më shumë sepse e shoh patjetër si rritje, por nuk është gjëja më e rëndësishme për mua. Unë jam ai që duhet të krijoj një urë midis mbrojtjes dhe sulmit dhe sigurisht që jam ai që duhet të jap ekuilibër dhe të krijoj mbështetje për ekipin, duke rikuperuar shumë topa. Është e qartë se të gjithëve u pëlqen të shënojnë, por nuk është detyra kryesore, për këtë kemi sulmuesit.

A janë karakteristikat tuaja të përshtatshme për Serinë A? A ju ka dhënë më shumë këshilla Deshampi apo babai juaj?
Them se karakteristikat e mia i përshtaten Serisë A. E di që është një kampionat shumë taktik, me ekipe të nivelit të lartë. Është hera e parë dhe më duhet të përshtatem. Deshamps më ka dhënë shumë këshilla dhe unë do t’i marr për zemër fjalët e tij. Natyrisht, unë flas me tim atë çdo ditë dhe ai është personi me të cilin këshillohem më shumë.

Sa i rëndësishëm ishte Farioli për ju?
Po, trajneri im te Nisa pati shumë rëndësi për mua, sepse më ka dhënë besim dhe më ka pritur shumë, sepse kam qenë në një ekip të ri, e më kërkohej të isha lider në atë ekip. Ai priste shumë nga unë dhe më fliste shumë. Me siguri ka qenë një figurë e rëndësishme bashkë me gjithë stafin e tij.

A mund të thuhet se Juventusi ka qenë gjithmonë i shkruar në fatin tuaj?
Jam dakord. Herën e parë që u interesuan isha 17 vjeç dhe isha te Monakoja, por doja të rritesha si lojtar para se të mbërrija, prandaj zgjodha Nisën. Si Vieira ashtu edhe Henri më dhanë shumë këshilla dhe më folën për Juventusin. Më thanë: tani karriera jote po merr hov. Ata ishin shumë të lumtur për mua dhe unë jam mirënjohës për këtë, sepse nuk e kanë për detyrë. Ata e bëjnë sipas mënyrës së tyre.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →