Në një prononcim për gazetarët, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi është shprehur dhe njëherë se problematika me 6 mijë qytetarë që nuk janë lejuar për të votuar në qendrat e votimit të Bashkisë Himarë, nuk është çështje që ka të bëjë me përgjegjësitë e institucionit që ai drejton.
Ai deklaroi se çështja duhej të ishte zgjidhur më parë nëse do ishte bërë një kërkesë zyrtare nga ana e partive politike në kohë.
“Çështja që ka qenë objekt i diskutimi dhe i sjelljes në vëmendje, është ajo e mjeteve të identifikimit. Por sikurse dhe më herët e kemi bërë me dije, kjo është n jë çështje që nuk ka të bëjë me përgjegjësitë e KQZ, është çështje që mbetet jashtë procesit zgjedhor.
Janë rreth 6 mijë votues të cilët dokumentet e identifikimit ose u ka skaduar ose u skadon sot. Gati po e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluara. Tani, pse këto zgjedhje nuk u mor nga vendim nga Këshilli i Ministrave me një akt normativ, këtë nuk mund ta them.
Ne kemi bërë komunikim sa herë ka pasur kërkesë zyrtare nga partitë politike.
Këtë herë nuk kemi pasur komunikim të tillë zyrtar, e kemi pasur në mënyrë informale ditët e fundit për hir të së vërtetës. Por në fund të fundit ngelet një çështje që mbetet jashtë sferës që duhet të ketë institucioni i KQZ.
Nuk kemi patur komunikim sot me përfaqësues të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për këtë çështje, sepse nuk mund të kishte zgjidhje. Duhej të ishte zgjidhur më parë dhe është një çështje që votuesit nuk të shohin nëse kanë interes apo jo për të patur një mjet identifikimi të vlefshëm.
Qëndron në këtë lloj mënyrë dhe për partitë politike dhe subjekte të tjera të interesuara.
Nuk po përpiqem të shmang graviteti e problemit, por lidhet me votuesit, kandidatë dhe pjesëmarrësit e tjerë në garë”, tha Celibashi.
I pyetur në lidhje nëse është regjistruar ndonjë problematikë përveç asaj të mjeteve të identifikimit, kreu i KQZ tha se ka patur raportime se në një qendër votimi kanë hyrë persona të paautorizuar, ndërsa në Lukovë nuk janë lejuar përfaqësues të mediave të hynë në ambientet e QV.
“Në përgjithësi procesi ka shkuar qetë. Ka patur raste që janë evidentuar problematikë. Në një qendër votimi ka patur persona të paautorizuar dhe është pretenduar se mbanin shënim votuesit. Është ndërhyrë dhe është zgjidhur.
Në Lukovë përfaqësues të mediave nuk janë lejuar përfaqësues të medias të filmonin. Nëse ndonjë nga anëtarët nuk ndihet komod me këtë, të largohen”, tha ai.
Sa i përket gjuhës së përdorur nga komisionerët, ku është denoncuar se po flasin greqisht, Celibashi tha se komunikimi shqip në institucionet publike shqiptare është detyrim ligjor.
“Komunikimi në institucionet publike shqiptare, ka detyrim të përdorë gjuhën shqipe. Këtë gjuhë duhet ta ndërtojmë në komunikim zyrtar dhe votuesit”, tha kreu i KQZ.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co