Edhe pse doli nga Europa më parë nga sa parashikonte, Egnatia arriti të përfitojë financiarisht, duke arkëtuar 960 mijë euro nga pjesëmarrja dhe ndeshjet që luajti.
Një shifër e konsiderueshme kjo për klubin rrogozhinas. Po të shtojmë këtu edhe shumën që rrogozhinasit kanë arkëtuar nga shitja e disa lojtarëve (1.2 milion euro nga Ibrahimoglu, Sherri dhe Fernando), si dhe 250 mijë eurot e marra nga FSHF-ja për titullin e Kupën, atëherë totali e kalon shifrën e 2.3 milionë eurove.
Duke pasur këto të ardhura, klubi i Egnatias mund të operojë në mënyrë komode në merkato, por problemi është se aktualisht nuk ka lojtarë cilësorë të lirë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co