Shkodër/ Qëlluan me armë në ajër në gjendje të dehur, përfundojnë në pranga dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre

shkoder qelluan me arme ne ajer ne gjendje te dehur perfundojne ne pranga dy vellezerit dhe kusheriri i tyre
shkoder qelluan me arme ne ajer ne gjendje te dehur perfundojne ne pranga dy vellezerit dhe kusheriri i tyre

Tre persona kanë përfunduar në pranga ditën e sotme në qytetin e Shkodrës pasi u raportua se në gjendje të dehur ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në sheshin Prek Cali.

Mësohet se të arrestuarit janë V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë reagimit në kohë Policia kapi dhe vuri në pranga autorët e dyshuar (dy vëllezër dhe kushëririn e tyre).

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sheshin Prek Cali, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të tre shtetasve, si autorë të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:

V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjëndje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →