Në këto Lojëra Olimpike kemi parë jo pak propozime për martesë, por për herë të parë në historinë moderne të Lojërave, pamë një konferencë shtypi pas eventit final, të një ish-çifti që i dha fund romancës mes tyre para garës dhe arritën të fitonin medalje ari.
Katerina Siniakova (28 vjeç) dhe Tomas Machachs ( 25 vjeç), të dy tenistë nga Republika Çeke, kanë qenë çift për tre vitet e fundit në fushë dhe jashtë fushës së lojëS, por në ditën e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, ata njoftuan ndarjen e tyre.
“Është një çështje private dhe do të doja respektin e të gjithëve. Ne jemi profesionistë dhe do të garojmë normalisht në Paris”, deklaroi asokohe Siniakova.
E megjithatë, bashkëjetesa e tyre në fushën e lojës ishte mbresëlënëse, ku dy ish-partnerët mundën njëri pas tjetrit kundërshtarët e tyre dhe fituan medaljen e artë duke mundur kinezin Zhang Zizhen, Wang Xinyu.
Pas garës finale, kur dyshja ishin në një konferencë për mediat, nuk kishte si të mungonte edhe pyetja rreth marrëdhënies së tyre.
“A jeni çift?”, u pyetën dy olimpistët nga gazetarët e pranishëm.
“Nuk duhet ta dini këtë… Është çështje personale”, është përgjigjur shkurt Siniakova.
Ndërkohë edhe Machach refuzoi të përgjigjej, duke u shprehur se është sekret dhe diçka private.
“Është sekrete dhe private. Jemi aq profesionistë sa u ndamë që të përqendroheshim plotësisht në tenis dhe të fitonim medaljen dhe funksionoi”, tha ai, duke lënë ende në dyshime raportin mes tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co