ZYRTARE/ Dikur vlente 5 milionë euro! Ish-futbollisti i Monakos dhe Fenerbahçes që ka fituar 2 tituj kampion, transferohet te skuadra shqiptare

zyrtare dikur vlente 5 milione euro ish futbollisti i monakos dhe fenerbahces qe ka fituar 2 tituj kampion transferohet te skuadra shqiptare





































Klubi shqiptari i Gostivarit, që militon në ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, është duke u përgatitur për sezonin e ri, teksa ditën e fundit ka konfirmuar një goditje “big” në merkato. Bëhet fjalë për futbollistin maroken, Nabil Dirar. 38-vjeçari ka një CV tepër të pasur, ndërkohë që vlera e tij e kartonit kur ishte pjesë e Monakos në Francë, ishte 5 milionë euro. 

dirar

Ai gjithashtu ka arritur të fitojë titullin kampion me Monakon në sezonin 2017/2018, si dhe titullin kampion në Belgjikë, me Klub Bryzh në sezonin 2020/2021. 

Në nivel klubi, ai ishte edhe pjesë e Fenerbahçes. Klubi i tij i fundit këtë vit ishte Schiflange 95 nga Luksemburgu. Për kombëtaren marokene nga viti 2008 deri në vitin 2019, ai bëri 46 paraqitje dhe shënoi tre gola. 

f066d3e_5294221-01-06

Padyshim që momentin më të mirë të karrierës Dirar e pati gjatë kohës që ishte pjesë e Monakos, ku u aktivizua 125 ndeshje dhe arriti të shënonte 12 gola.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →