Zjarr në fshatin Konisbaltë në Dimal, digjen pisha e shkurre

zjarr ne fshatin konisbalte ne dimal digjen pisha e shkurre
zjarr ne fshatin konisbalte ne dimal digjen pisha e shkurre

Një zjarr ka rënë mesnatën e sotme në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, i favorizuar nga era, duke djegur pisha e shkurre.

Për shkak të shtrirjes së tij,në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit janë nisur 2 mjete zjarrfikëse nga Berati,1 nga Kuçova dhe forca të ushtrisë.

Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit. Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji dhe mjete rrethanore.

Zjarri po vijon drejt zonës kodrinore të fshatit Konisbaltë, fatmirësisht pa asnjë rrezik për banesat që ndodhen në anën tjetër të kodrës.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin,që mendohet të jetë i qëllimshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →