Kim Min-Jae, lojtari i Bayern ka dalë në konferencë para ndeshjes miqësore ndaj Tottenham Hotspur.
“Nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes. Të largohem nga klubi? Nuk e kam menduar kurrë. Tani po mendoj vetëm për sezonin e ri” – tha mbrojtësi korean.
27-vjeçari u impenjua në 25 ndeshje të Bundesligës në sezonin e kaluar. Ai më herët ka mbajtur veshur fanellën e Fenerbahce dhe Napoli.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co