Klubet shqiptare i kanë dhënë të gjitha lamtumirën pjesëmarrjes në kompeticionet europaine për këtë sezon, me daljen nga skena të Egnatias dhe Partizanit në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Një tjetër edicion për t’u harruar për klubet shqiptare, që nuk arrijnë të bëjnë hapa para në kompeticionet ndërkombëtare dhe e mbyllin pa e nisur mirë eksperiencën e tyre.
Ndaj nuk është rastësi që Shqipëria gjendet në vendet e poshtme në klaisifikimin e UEFA-s. Ajo është një nga 6 shtetet të cilat kanë mbetur pa përfaqësuese në Europë që në këtë pikë të turneve. Shqipërisë i bashkohet edhe Malta, Lihtenshtejni, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut dhe San Marino. Fakti që në garë ka ende skuadra të vendeve si Gjibraltari apo Andorra, tregon qartësisht se sa poshtë ka rënë niveli i kampionatit shqiptar.
Një krizë që konfirmohet edhe nga rënia që tani me një tjetër pozicion në UEFA, duke zbritur në vendin e 44-t pas ndeshjeve të djeshme. Një pozicion ky që mund të rrezikohet në varësi të pikëve që do të marrin skuadrat e kampionateve që janë më poshtë e që kanë mbetur ende në garë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co