Ministrit i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka nisur menjëherë punën pas marrjes së detyrës së re në kabinetin qeveritar. Ministri Balla takimin e parë e ka zhvilluar me Presidentin e Republikës Bajram Begaj.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla deklaron se me presidentin Begaj gjatë takimit kanë diskutuar mbi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinsitucional.
“Presidencë, Takim me Presidentin e Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj mbi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinsitucional”, shkroi Balla në Facebook.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co