Arbër Hoxha këtë vit me sa duket do të jetë një titullar fiks në radhët e Dinamo Zagreb dhe ka treguar që në ndeshjen e parë të kampionatit sot se është një armë e rëndësishme ofensive për këtë klub.
Në ndeshjen e hapjes të kampionatit kroat, Dinamo Zagreb vihej përballë Istra 1961 që drejtohet nga Paolo Tramexani dhe Hoxhës iu deshën vetëm 13 minuta për të hapur serinë e golave. Një harkim nga e djathta i Pjaca gjeti sulmuesin shqiptar i cili me kokë çoi sferën në rrjetë.
SHIH VIDEON
Një gol për të nisur sa më mirë sezonin dhe për të konfirmuar se Hoxha është një lojtar i cili mund të ndihmojë Dinamo Zagrebin të përsëritë sukseset në arenën kombëtare, apo edhe në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co