Për banorët e rinj që hyjnë në Big Brother VIP ka një rregull strikt: Të mos japin asnjë informacion nga jashtë! Mirëpo, tundimi ose ndonjëherë edhe shkujdesja, bëjnë të vetën dhe banorëve mund t’u shpëtojë ndonjë detaj, siç ka ndodhur dje me Fationin.
Ndërsa ishte duke diskutuar me banorët në lidhje me nominimin e javës, se cila nga vajzat është më e rrezikuar, Fationi u shpreh:
Edhe Ilnisa ka antipati të madhe jashtë, s’i dihet, të katërta janë të rrezikuara!
Nuk dihet nëse Fationi do të penalizohet për këtë gjë, pasi është qartësisht një thyerje e rregullave. Ndoshta, edhe ai si Vesa, do të shkojë automatikisht në nominimin e ardhshëm. Kjo mbetet për t’u parë të shtunën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co