Garat e boksit në Lojërat Olimpike kanë parë sot të zbresë në ring edhe boksierja tjetër e cila kishte dështuar në testin e përshtatshmërisë gjinore, tajvanezja Lin Ju-ting. Boksierja e cila nuk ishte identifikuar kurrë si interseks, përballej sot me uzbeken Turdibekova, vetëm një ditë pas finales së shumëpërfolur mes Khelif dhe Karinit.
Tajvanezja hyri në ring në fakt e pritur me shuëm duartrokitje dhe imponoi ritmin e saj deri në fund të raundit të parë, duke marrë kryesimin. Ajo ia doli të dominonte të tre raundet me goditje të sakta, duke fituar me pikë me unanimitet nga gjyqtarët.
Pas ndeshjes kishte me dhjetëra përfaqësues të mediave që pritnin të dëgjonin komentin e saj, sidomos pas polemikave të fundit, Por ajo kaloi gazetarët pa folur, duke mos dhënë prononcime pas për mediat zyrtare të Olimpiadës, me trajnerin i cili shkurtimisht tha vetëm se do të fliste për detajet teknike të takimit.
Një situatë që duket se do të përsëritet në ditët në vijim, sa herë që Ju-ting të zbresë në ring në luftën për medaljen e artë ku shihet si pretendente kryesore.
PANORAMASPOrT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co