Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje (2 gusht) në Orikum të Vlorës.
Një mjet ka përplasur një 12-vjeçare, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co