Nënshkrimi i ri i Mançester Junajtid, Leni Joro, do të mungojë për rreth tre muaj për shkak të një dëmtimi në kavilje, ndërsa Rasmus Hojlund do të mungojë gjashtë javë pas tërheqjes muskulore që ka pësuar në kofshë.Joro u pa duke çaluar nëminutën e 35-të gjatë miqësores parasezonale kundër Arsenalit fundjavën e kaluar pas trajtimit të gjatë dhe më pas u paduke përdorur paterica dhe duke veshur një çizme mbrojtësenë këmbën e majtë. Mbrojtësi 18-vjeçar iu bashkua Junajtidit me një kontratë pesëvjeçare nga Lila këtë verë, në një marrëveshje që shkon deri në 58.9 milionë paund bashkë me bonuset dhe ka zgjedhur të qëndrojë me ekipin në turne, meekzaminime të mëtejshme që do të kryhen pas kthimit të tij në Mbretëria e Bashkuar. Hojlund shënoi kundër Arsenalit, por ulargua në minutën e 16-të dhe gjithashtu do të humbasë fillimine sezonit. Fillimisht, u mendua se lëndimi i Hojlundit ishte i lehtë dhe sulmuesi danez do të kthehej brenda dy deri trejavësh, por nuk është kështu.
Sikur të mos mjaftonte me kaq, Ten Hag pati probleme të mëtejshme me dëmtimet gjatë fitores së tyre 3-2 ndaj Real Betisit të enjten në mëngjes, pasi Markus Rashford u detyrua të largohej nga fusha me një dëmtimnë kaviljen e djathtë pas një ndërhyrjeje të rëndë, përpara seAntoni të tërhiqej me një problem me dorën. Rashford zbriti drejt e në tunel edhe pse u rishfaq për xhiron e nderit më pas dhe dukej se po lëvizte pa shqetësime. Antoni, i cili kishteluajtur vetëm 23 minuta si zëvendësues, më pas tregoi njëshenjë të vogël në dorë para gazetarëve. Por sipas “Sky Sports”, zëvendësimet e Rashfordit dhe Antonisë ishin masë paraprakepër të mos rrezikuar.
MUNGESAT – Nëse Joro do të mungojë deri në fund tëtetorit, ai do të humbasë nëntë ndeshje në Premier Ligë, duke përfshirë ndeshjet kundër Liverpulit, Totenhemit dheAston Vilës, plus nisjen e fushatave të “djajve” në Ligën eEuropës dhe Kupën Karabao. Junajtid përballet me Sitin nëSuperkupën e Anglisë të shtunën më 10 gusht, përpara se tëhapë sezonin në shtëpi me Fulhamin, të premten më 16 gusht. Hojlund do të mungojë në të dyja këto ndeshje dhe do tëpërballet me një garë për t’u përgatitur në kohë për vizitëne Liverpulit, të dielën më 1 shtator.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co