Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjyshen Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kumaraku, pasi detyronin të miturin 10-vjeçar që të shfaqej në rrjetet sociale duke përdorur fjalor banal.
Nga hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë është provuar se nënë e bir kanë keqtrajtuar të miturin 10-vjeçar, i cili është djali dhe nipi i të pandehurve, duke e nxjerrë në rrjetin social “Tiktok” dhe duke përdorur fjalor banal.
Në deklarimet e tij i mituri është shprehur se “babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale edhe pse ai shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes”.
“Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri”, thote Prokuroria.
Ndaj Natasha Rombulës dhe djalit e saj Armando Kumaraku rendon akuza e keqtrajtimit te te miturit e kryer ne bashkepunim.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasit A.K., dhe N.R. për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.
Nga hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë në kuadër të procedimit penal nr.760/2023, u provua se shtetasit në fjalë kanë keqtrajtuar të miturin 10-vjeçar, i cili është djali dhe nipi i të pandehurve, duke e nxjerrë në rrjetin social “Tiktok” dhe duke përdorur fjalor banal.
Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme.
Të pandehurit kanë detyruar shtetasin e mitur A. K., të bëjë video dhe të dalë në rrjetin social “Tiktok” duke përdorur fjalë banale dhe fyese tepër të rënda edhe për persona të rritur jo më për moshën që ka viktima e veprës penale, duke e rënduar emocionalisht këtë të fundit me anë të kërcënimeve të bëra nga dy të pandehurit. Nga administrimi i pamjeve filmike shfaqen video, ku djali i mitur ka përdorur sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm i nxitur nga të pandehurit babai dhe gjyshja.
Shtetasi A.K. ka deklaruar se shpesh herë ka pasur kërcënime fizike dhe psikologjike kur dilte në “Tik Tok” dhe babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale edhe pse ai shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes. Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri.
Prokuroria vlerësoi se dhënia e purove dhe pjeve alkoolike fëmijës së mitur nga dy të pandehurit, qartësisht rezulton se ndaj tij është ushtruar keqtrajtim fizik dhe psikologjik dhe është detyruar për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik.
Sa më sipër, u arrit në përfundimin se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktin penal të “Keqtrajtimi i të miturit” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co