Atë që konsiderohet një valë e të nxehtit rekord, duket se po e kalon edhe Antarktida.
Temperaturat në Antarktidë janë rritur mesatarisht 10 gradë celcius mbi normalen gjatë muajit të kaluar.
Gjithë bota ka përjetuar një periudhë tepër të nxehtë, me temperatura që janë mesatarisht mbi 1.5 gradë celcius sesa normalet e viteve më herët.
Efektet më të forta të ndryshimeve klimatike po i ndjejnë edhe zonat polare. Vala e të nxehtit është e dyta në radhë që po godet rajonin në vitet e fundit, që ka çuar në temperatura në këtë zonë deri në 39 gradë Celcius.
Një pjesë e madhe akulli, me madhësi sa Roma, është shkrirë tashmë../Star News
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co