Keni ngrënë dy copa të mëdha ëmbëlsirash dhe keni pirë dy gota verë në festën ku ju kishin ftuar një natë më parë e tani ndiheni në faj? Në vend që të mërziteni dhe të bini sërish në dashuri me ushqimin, ndiqni këto 5 hapa!
Shikoni gjërat siç janë
Mund të ndiheni aq të fryrë tani sa të mendoni se keni shtuar tre kilogramë, por nuk është kështu. Për të shtuar një kilogram ju duhet të konsumoni 3500 kalori shtesë, që do të thotë se kjo mund të kishte ndodhur vetëm nëse do të kishit ngrënë gjashtë copë ëmbëlsirë dhe tetë gota verë!
Pini shumë ujë
Pirja e alkoolit shkakton dehidrim, kështu që duhet të pini shumë ujë, të paktën dhjetë gota, gjatë ditës. Uji gjithashtu do të ndihmojë në nxjerrjen jashtë çdo natriumi që ka mbetur në trupin tuaj dhe po ju bën të mbani lëngje dhe të ndjeheni të fryrë.
Hani një vakt të ekuilibruar
Nëse vendosni të agjëroni plotësisht për të kompensuar qejfin e djeshëm, do t’i përkeqësoni gjërat. Në këtë mënyrë, metabolizmi juaj do të bëhet më i ngadalshëm dhe do të rriten shanset që në një moment të jeni aq të uritur sa nuk do t’ju interesojë më nëse (përsëri) hani shumë. Bëni një vakt të shëndetshëm dhe të lehtë (p.sh. peshk ose fileto pule me një sallatë jeshile) dhe shmangni ngrënien e ushqimeve të pashëndetshme ose porositë nga jashtë.
Siguroni fibrat e nevojshme
Shpesh, kur na ndodh të teprojmë me ushqimin për një ose dy ditë, tretja jonë ndikohet, duke na bërë të ndjehemi të fryrë ose kaps. Për ta parandaluar ose përballuar atë, sigurohuni që të konsumoni ushqime të pasura me fibra bimore, si frutat, perimet dhe drithërat.
Mos u ulniu, lëvizni
Ndjeheni sikur mënyra e vetme për t’u rikuperuar nga festa e mbrëmshme është të përkuleni në divan gjatë gjithë ditës. Megjithatë, do të ndiheni shumë më mirë nëse ushtroni pak. Vraponi për disa minuta në rutine ose lëreni makinën në garazh dhe ecni për të kryer punët. Do të ndiheni të freskët dhe do të digjni kaloritë shtesë që keni marrë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co