Kualifikimi i mësuesve për vitin e ri akademik 2024-2025, do t’i nënshtrohen procesit arsimtarët me vjetërsi pune nga 3 deri 20 vite

kualifikimi i mesuesve per vitin e ri akademik 2024 2025 do ti nenshtrohen procesit arsimtaret me vjetersi pune nga 3 deri 20 vite





































Punonjësit e arsimit universitar që plotësojnë kriterin e vjetërisë në punë nga 3 deri në 20 vite si mësues, do t’i nënshtrohen procesit të kualifikimit për vitin akademik 2024-2025.

Mesues-shkolle-arsim-studente-nxenes-1-1121

Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të punonjësve arsimorë” se procesit të kualifikimit të vitit shkollor 2024–2025 dhe procedurave të kualifikimit u nënshtrohen detyrimisht të gjithë mësuesit, të cilët, deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës, plotësojnë kushtet për vjetërsinë e punës në arsim.

Sipas udhëzimit kandidatët për kualifikim  janë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare publike dhe private, të cilët kanë diplomë në fushën e mësuesisë ose zotërojnë diploma të arsimit të lartë të ciklit të parë dhe të dytë ose të barasvlershme me to, të ngjashme ose të përafërta me fushën përkatëse të mësimdhënies në arsimin parauniversitar, si dhe kandidatët që japin lëndët e muzikës, të arteve pamore, kërcimit dhe edukimi fizik.

Plotësimi i vjetërsisë së punës përcaktohet në tre shkallë të kualifikimit. Për shkallën e kualifikimit kanë të drejtë që të përfshihen të gjithë mësuesit që deri në mbyllje të dhjetorit të vitit 2023, zotërojnë 3 deri 5 vite pune në arsim.

Kjo kategori mësuesish kualifikohet për kategorinë e tretë që është “Mësues i Kualifikuar”. Mësuesit me vjetërsi pune 8 deri 10 vjet, do të testohen për kategorinë e dytë, që është “Mësues i Specialist”. Ndërsa mësuesit me vjetërsi 15 deri 20 vite do të kualifikohen për kategorinë e parë, që është “Mësues Mjeshtër”.

Procesi i kualifikimit të punonjësve arsimorë në sistemin arsimor parauniversitar për kandidatët e kategorisë “Mësues i kualifikuar” kryhet nëpërmjet dosjes së zhvillimit profesional të mësuesve, vlerësimit që realizohet nëpërmjet orës mësimore të hapur dhe vlerësimit me test të informatizuar, sipas lëndëve/profileve dhe niveleve përkatëse.

Vlerësimi për kandidatët e kategorisë “Mësues i kualifikuar” është 30 pikë të dosjes, 30 pikë të orës së hapur mësimore dhe 40 pikë të testit të informatizuar.

Procesi i kualifikimit të punonjësve arsimorë në sistemin arsimor parauniversitar për kandidatët e kategorisë “Mësues specialist” kryhet nëpërmjet dosjes së zhvillimit profesional të mësuesve, vlerësimit që realizohet nëpërmjet orës mësimore të hapur dhe vlerësimit që realizohet nëpërmjet projektit kurrikular në lëndën/profilin dhe nivelin përkatës.

Vlerësimi për kandidatët e kategorisë “Mësues specialist” është 30 pikë të dosjes, 30 pikë të orës së hapur mësimore dhe 40 pikë të projektit kurrikular.

Kualifikimi për kandidatët “Mësues mjeshtër” kryhet nëpërmjet dosjes së zhvillimit profesional të mësuesve dhe vlerësimit që realizohet nëpërmjet projektit kurrikular në lëndën/profilin dhe nivelin përkatës

Vlerësimi për kandidatët e kategorisë “Mësues mjeshtër” është 30 pikë të dosjes dhe 70 pikë të projektit kurrikular.

Kandidati, që është vlerësuar “Dobët” në procesin e kualifikimit për çdo kategori, hyn në procesin e sesionit pasardhës. Ndërsa kandidati që fiton kategorinë e kualifikimit, pajiset nga ASCAP-i me certifikatë në të cilën tregohet kategoria, lënda/profili, cikli, si edhe vlerësimi me shkronjë i shoqëruar me përshkrim.

Vlerësimet e kualifikimit iu sigurojnë arsimtarëve shtesë page nga 5% për kategorinë e mësuesit specialist deri në 20% për mësues mjeshtër, që është edhe shkalla më e lartë./Monitor

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →