Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo alias Xhenje Nikollit, i cili ndodhet në burg sërish ka dalë me akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Në një video të shpërndarë në rrjet, ajo tregon se takimet me të dashurin e saj Amarildo në dhomë janë ndaluar me urdhër të Nuredin Dumanit.
Sipas saj edhe pse Nuredin Dumani është një kriminel dhe përdhunues vazhdohet t’i jepet e drejta. Ndërsa ngre shqetësimin se nuk po mbrohen nga shteti.
“Vazhdon akoma Nuredin Dumani dhe jep urdhra në burg, pas gjithë kësaj gjeje që ndodhi. Bllokohen takimet e mia me Amarildon sepse ka dhënë urdhrin Nuredin Dumani, jo takim në dhomë por të ulen te magazina poshtë. Vazhdon sundon Dumani me kushërinjtë. Akoma vazhdoni i jepni të drejtë përdhunuesit, kriminelit, ordinerit. Ku do shkojë ky shtet kështu, ca mbrojtje po na jepni ne”, shprehet Xhovana.
@giovanna_nikolli #fy #spak ##fyp ♬ suono originale – Giovanna🐍
“Nuk ma merr jetën një Nuredin, harrojeni. Kam me lufti deri diten qe do mbyll syte”, shkruan ne nje tjeter postimi Xhovana.
Kujtojmë se pak ditë më parë, në banesën e saj dhe të së motrës në Elbasan shpërtheu një lëndë plasëse.
Çështja në fjale po ndiqet nga SPAK-u për shkak të përfshirjes se dyshuar të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Tritoli ne banese
Hetimet e Policisë së Elbasanit kanë zbuluar se shpërthimi me tritol në një apartament në lagjen “Haxhias” ka patur si shënjestër Alda dhe Xhovana Nikollin.
Të dyja ato kanë qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por nuk kanë pësuar dëmtime. I vetmi që e pësoi ishte një 26-vjeçar, banor në pallatin ku ndodhi ngjarja, i cili mori dëmtime dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë. Ai kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryente vrasje në qytetin bregdetar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co