Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka ngritur shqetësimin në lidhje e kufirin detar të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se gjithçka zhvillohet në prapaskenë, pasi shton se ky është shembulli më dramatik se si një narkoqeverisje trajton problemet madhore me rendësi kombëtare.
“Rama nën përgjegjësinë e tij personale si Kryeministër, ka vënë në diskutim dhe ka rrezikuar rëndë kufijtë territorialë të Shqipërisë duke anashkaluar dhe dokumentet kryesorë të përcaktimit të hapësirës territoriale Shqiptare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të miratuara dhe të garantuara prej 1 shekulli”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë:
Çfare po behet ne prapaskenë me kufirin detar, a po konsumohet nje tradheti e madhe kombetare?
Çeshtja e kufirit detar eshte shembulli me dramatik se si nje narkoqeverisje trajton problemet madhore me rendesi kombetare.
Gjithshka zhvillohet ne prapaskene dhe me logjiken e faktit te kryer.
Asnje prej pyetjeve te medha nuk ka marre pergjigje publike dhe asnje prej veprimeve teper te rrezikshme te Rames dhe qeverise nuk eshte bere trasparente.
Dhe heshtja ndjellakeqe vazhdon.
Shume veprime te Rames jane bere te njohura vetem nga mediat greke
Po ashtu u be e njohur nga mediat greke deklarata teper e rende e Ministrit te Jashtem Dendias ne ate kohe, se sipas bisedes se tij me Ramen pritej vetem largimi i Presidentit Meta i cili ishte pengesa kryesore per te cuar perpara zgjidhjen e ceshtjes se kufirit detar permes Gjykates se Hages
Trasparenca per cdo shqiptar e pyetjeve te meposhtme eshte detyrim kushtetues e kombetar dhe e kunderta tradheti e hapur.
Shqiptaret duan te dijne qarte:
1. Cila është përmbajtja e Marrëveshjes politike të arritur në tetor 2020 dhe të deklaruar nga Ministri grek Dendias në tetor të vitit 2020, dhe përse nuk është bërë asnjëherë publike kjo Marrëveshje?
2. Përse Marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas Ministrit të Jashtem grek Dendias është mbyllur në tetor të vitit 2020, nuk u çua as tek Presidenti dhe as në Kuvendin e Shqipërisë, si dy institucione Kushtetuese të detyrueshme e të pakapërcyeshme?
3. Përse eshte vendosur për një zgjidhje, që e vendos Shqipërinë në dizavantazh të qartë dhe të një humbjeje të paralajmëruar përballë Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?
4. Përse janë kapërcyer të gjitha instancat kushtetuese dhe janë ndërmarrë veprime apo deklarata publike pohuese personale të njeanshme, të paautorizuara te Rames që nuk janë në tagrin e Qeverisë, Kryeministrit dhe që Kushtetuta i ndalon kategorikisht?
5. Për çfarë arsye Edi Rama informoi në mënyrë të pavërtetë Qeverinë e Greqise sikur Presidentit Meta gjoja nuk i paskesh dhënë autorizimin e kërkuar prej tij, kur dihet zyrtarisht se Rama nuk kerkoi kurrë një autorizim të tillë sikurse konfirmohet në letrën zyrtare të Presidentit Meta drejtuar deputetëve të datës 21 korrik 2022?
6. Përse Qeveria, pa asnjë akt zyrtar për plotfuqishmëri negociuese, me VKM. Nr. 221, datë 7.4.2021 ka alokoi rreth 1.5 milion dollarë për miratimin e kontratës me objekt konsulencë për hartimin e projektmarrëveshjes që do të lidhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë, për referimin e çështjes se kufizimit të zonave detare pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ?
7. Cili është Grupi Negociator, që po punon për Marrëveshjen me të cilën do të shkohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?
8. Kush dhe kur e ka mandatuar këtë Grup Negociator për të bërë një Marrëveshje për kufijtë detare dhe për t’i ndarë ata në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,
9. Përse u mbajt e fshehtë përbërja e Grupit Negociator dhe objekti i punës së tij?
10. Grupi Negociator i ngritur që në 19 mars të vitit 2018 për të përgatitur Marrëveshjen me Greqinë dhe që kishte plotfuqinë e Presidentit sikundër Kushtetuta e kërkontd, u la ne heshtje cfare ndodhi me këtë Grup?
11. Negociatat e filluara për kufizimin e zonave detare me Greqinë a përfunduan?
12. Nëse negociatat për përcaktimin e kufirit detar u nderprene, cilat ishin arsyet parimore të pazgjidhshme, që kanë sollen ndërprerjen e tyre?
13. A ka qenë për Qeverinë shqiptare Vendimi i Gjykatës Kushtetuese linja udhëheqëse e qëndrimit në negociatat për Marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?
14. Nëse Marreveshja nuk u arrit, cilat ishin shkaqet themelore, që e penguan atë?
15. Përse nuk eshte bëre publike se çfarë Marrëveshje ishte pergatitur dhe ishte planifikuar për firmosje me Qeverinë Greke të ish Kryeministrit Tsipras?
16. Përse nuk u be kurre as sot e kesaj dite as me Presidentin dhe as me Kuvendin trasparenca e plotë të situatës, lidhur me negociatat e filluara që në mars vitin 2018 për Marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?
17. A ka pasur pala greke gjatë negociatave temë të diskutimit zgjerimin e ujrave territoriale Greke (kufirit detar) nga 6 në 12 milje, dhe nëse po, cili ka qenë reagimi i grupit negociator i mbajtur gjatë zhvillimit të negociatave?
18. Pas deklarimeve të Greqisë për zgjerimin me 12 milje, a u mblodh grupi negociator shqiptar për të përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?
19. Për se në deklarimet e Edi Rames eshte pranuar publikisht, zgjerimi i ujrave territorialë të Greqisë nga 6 në 12 milje, ndërkohë që dihet se të tilla deklarime dobësojnë pozitën dhe platformën negociatore të Shqipërisë në këtë proces duke favorizuar palën Greke dhe duke parapërgatitur rezultatin e tyre përfshi këtu dhe mënyrën e zgjidhjes së saj në Gjykatën Ndërkombëtare?
20. Përse nuk u ngrit një grup i gjerë mbështetës me profesorë, historianë, juristë dhe njohës të së drejtës së detit, për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar përpara se sa të bënit deklarimet publike dhe pranoni zgjerimin e ujrave territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje?
21. Përse Qeveria shqiptare dhe Rama nuk veproi zyrtarisht ndaj qëndrimeve e veprimeve të Qeverisë Greke për zgjerimin me 12 milje, por zgjodhën pasivitetin, që i hapte rrugën veprimeve të njëanshme të Greqisë kundër interesave të Shqipërisë, ndërkohë që reagimi përmes një note verbale të Qeverisë Shqiptare në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara mund të kishte forcuar pozitat e palës shqiptare në procesin gjyqësor ndërkombëtar, që keni vendosur të nisni?
22. Përse nuk u reagua fort dhe energjikisht, kur në Kornizën Negociuese të BE-së për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në Konferencën e Parë Ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin “Parimet udhëheqëse të negociatave”, në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:
“Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”. Nderkohe qe eshte njohur boterisht se Shqipëria zyrtarisht nuk ka mosmarrëveshje kufitare me asnjë shtet kufitar me të, pra, si mund pranohej nga Qeveria një kusht i tillë?
PERFUNDIM:
Çështja e kufijve të Shqipërisë me Greqinë është e mbyllur për drejtësinë dhe për të drejtën ndërkombëtare në 30 korrik 1926 në Paris me traktatin ndërkombëtar “Akti përfundimtar i delimitimit të kufijve të Shqipërisë”. Traktatin e përfunduan fuqitë e mëdha europiane për kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë, të cilin e pranuan dhe e firmosën qeveritë e Greqisë dhe të Jugosllavisë.
Me çuarjen e çështjes së kufizimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Rama nën përgjegjësine e tij personale si Kryeministër, ka venr në diskutim dhe ka rrezikuar rende kufijtë territorialë të Shqipërisë duke anashkaluar dhe dokumentet kryesorë të përcaktimit të hapësirës territoriale Shqiptare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të miratuara dhe të garantuara prej 1 shekulli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co