Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet për një takim urgjent në lidhje me vrasjen e shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Iran, tha Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm rus në Kombet e Bashkuara Dmitry Polyansky.
“Pas një kërkese nga Irani që u mbështet nga Kina, Algjeria dhe Rusia, dhe duke shërbyer si kryetar i radhës[në KS të OKB-së, ne caktuam një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me vrasjen në Teheran të kreut të Byrosë Politike të Hamasit. Ismail Haniyeh për orën 16:00 me orën e Nju Jorkut më 31 korrik”, shkroi Polyansky në kanalin e tij Telegram.
Më herët, lëvizja palestineze Hamas tha se Haniyeh ishte vrarë në një sulm izraelit që synonte rezidencën ku ai po qëndronte në Teheran, ku kishte mbërritur për inaugurimin e presidentit të zgjedhur të vendit, Masoud Pezeshkian.
Kanali televiziv Al Hadath raportoi se Haniyeh u vra në një sulm të drejtpërdrejtë me raketa. Zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Mousa Abu Marzook ka paralajmëruar se vrasja e Haniyeh nuk do të mbetet pa përgjigje. Autoritetet izraelite nuk pranuan të komentojnë për CNN mbi vdekjen e Haniyeh.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co