Policia e kantonit Glarus në Zvicër arrestoi një shitës droge 59-vjeçar shqiptar në Niederurnen.
Nga kontrolli i mëpasshëm në banesën ku ndodhej i arrestuari u zbuluan sasi të mëdha parash dhe droge.
Në total, me ndihmën e një qeni nuhatës, u sekuestruan rreth 1 kilogram heroinë, rreth 40 gramë kokainë dhe përzierës.
59-vjeçari shqiptar ndodhet aktualisht në paraburgim. Hetimet e mëtejshme nga policia kantonale Glarus janë duke u zhvilluar.
Procedurat janë duke u zhvilluar nga zyra e prokurorisë publike të kantonit Glarus.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co