Italia: Situata pas vrasjes së shefit të Hamasit është “shqetësuese”

italia situata pas vrasjes se shefit te hamasit eshte shqetesuese
italia situata pas vrasjes se shefit te hamasit eshte shqetesuese

Sipas ministrit italian të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, situata pas vrasjes së shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh, është “shqetësuese”, transmeton Anadolu.

“Situata është shqetësuese dhe ne po punojmë për të shmangur një përshkallëzim. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por nuk duhet të ketë përshkallëzim”, tha Tajani.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA, ministri italian tha se vendi i tij po bën përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Sot herët, Hamasi njoftoi se Haniyeh u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin iranian Teheran.

Izraeli ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

Gjithashtu edhe televizioni shtetëror iranian raportoi vdekjen e shefit të Hamasit, duke njoftuar se një hetim për atentatin është në vazhdim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →